Shkollës së Mesme Teknike të Mitrovicës, “Arkitekt Sinani”, i janë pensionuar dhe dy mësmidhënës. Bëhet fjalë për mësimdhënësit Xhevdet Çitaku dhe Shaban Pllana, shkruan Mitrovica SOT.
Me rastin e pensionimit të tyre, shkolla ku ata dhanë kontributin për shumë vite organizoi ceremoni në nder të punës së tyre shumëvjeçare.
Përmes një postimi, faqja e shkollës vlerësoi lart dhe shprehu mirënjohje për kontributin e tyre në arsim në arsimimin e gjeneratave.
Postimi:
Aheng me rastin e pensionimit të mësimdhënësve:
prof. Shaban Pllana
prof. Xhevdet Çitaku
Kjo është një ngjarje e veçantë, të cilën ne e përjetojmë në shpirt. Jemi të bindur se pensionimi juaj është edhe një motivim më tepër për punëtorët e tjerë, që të japin maksimalen gjatë shërbimit dhe të ndjekin shembullin tuaj.
Pensionimi është akt që përmbyllë ciklin e marrëdhënies së punës. Ky akt flet, se mësimdhënësit në fjalë gati kan kaluar nëpër të gjitha shkallët e zhvillimit dhe ngritjes së arsimit. Këtë më së miri e dëshmon kjo ceremoni e pensionimit. Jeta ka ligjet e veta dhe vitet ecin, ato e bëjnë punën e tyre pavarësisht emocioneve tona personale.
Të nderuar profesorë, ne u jemi mirënjohës gjithë jetën sepse i keni dhënë shumë arsimit shqip dhe çlirimit të Kosovës. Do të jeni një shembull i punës dhe profesionit me qëndrime të denja dhe atdhedashurie.
Të shkruash për biografinë e mësuesve të gjeneratës më të ndritshme të arsimit, nuk mjafton vetëm një copë letër. Pjesë të kësaj gjenerate ishin edhe mësimdhënësit prof. Shabani dhe Prof. Xhevdeti, të cilët u pensionuan pak pasi ka mbushur më shumë se tri dekada e gjysme ,punë të palodhshme dhe kontribut të çmueshëm në arsim.
Kolektivi i shkollës “Arkitek Sinani” ju uron shëndet dhe jetë të gjatë, lumturi bashkë me familjet. Urojmë, që me dijen dhe përvojën tuaj të kontribuoni edhe në jetën pas pensionit, e shkolla jonë e dijes i ka dyert e hapura për ju edhe në vazhdim, aty ku mund të jeni të dobishëm.

