Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Ministri i Shëndetësisë nga nesër shkon për vizitë në ShBA

    05/05/2022 | 22:16
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, do të marr pjesë nesër në konferencën shkencore të 19-të vjetore Louis R.M. Del Guercio në SHBA si Profesor vizitues i Hulumtimeve shkencore, që organizohet në Kolegjin Mjekësor të Nju Jork, në Valhalla, një nga fakultetet e mjekësisë më të vjetra në SHBA (1861), tash anëtar i Toro Univeristy, një nga Universitetet më të njohura në botë.

    Ministri Latifi do të bisedojë me lidershipin e Universitetit të Touro-s për bashkëpunim në fusha të ndryshme shkencore dhe mjekësore dhe të tjera.

    Gjatë qëndrimit në SHBA, Ministri Latifi do te vizitoj edhe Spitalin Ushtarak Walter Reed, Qendrën e Simulimit të Armatës Amerikane në Uashington si dhe Universitetin e Arizonës, ku do të takohet me udhëheqësit e këtyre institucioneve, në kërkim të bashkëpunimit për implementim e qendrave të ekselencës, të parapara me programin e transformimit të shëndetësisë së Kosovës.

    Gjithashtu, ai do të takohet edhe me shumë mjekë e liderë të komunitetit shqiptar në SHBA për të diskutuar metodat më të mira të kthimit të trurit shkencor shqiptar në SHBA në Kosovë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Kryetari Ferit Idrizi ndan mirënjohje për nxënësit fitues në garat komunale të Fizikës dhe Matematikës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.