Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kurti dënon sulmin brutal të Rusisë ndaj civilëve të pafajshëm në Ukrainë

    08/05/2022 | 22:45
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dënuar sulmin e forcave ruse ndaj civilëve në një shkollë në Bilohorivka, në Luhansk të Ukrainës.

    Ai në një postim në Twitter ka shkruar se populli i Kosovës solidarizohet me popullin e Ukrainës.

    “I indinjuar nga sulmi brutal i Rusisë ndaj civilëve të pafajshëm në një shkollë në fshatin Bilohorivka, në Luhansk”.

    “Duke i mbijetuar gjenocidit të fundit të shekullit të 20-të dhe menjëherë pas arritjes së çlirimit, populli i Kosovës qëndron në solidaritet me popullin e Ukrainës”, ka shkruar Kurti.

    Ndërkaq, në fund të shkurtit, Qeveria e Kosovës e ka miratuar saksionet e saj kundër Rusisë, pas pushtimit rus në Ukrainë.

    Propozim vendimi me të cilin Qeveria e Kosovës vendosë sanksione janë në përputhje me sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Këshillit të Bashkimit Evropian, ndaj veprimeve që minojnë dhe kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

    Në bazë të vendimit, sanksionet konsistojnë në:

    2.1 Ngrirje të aseteve në Republikën e Kosovës të individëve apo entiteteve të sanksionuar

    2.2 Ndalim udhëtimi në territorin e Republikës së Kosovës për individët e sanksionuar

    2.3 Ndalim për individët dhe entitete në Republikën e Kosovës, që të vënë në dispozicion fonde, qoftë në mënyrë direkte ose indirekte, për individët dhe entitetet e sanksionuar

    3. Emrat e individëve dhe entiteteve të sanksionuara janë ato të listuara në anekset e akteve rregullative të Këshillit të Bashkimit Evropian referuar në pikën 1. të këtij vendimi

    4. Sanksionet do të jenë në fuqi deri në një vendim tjetër dhe varësisht nga rrethanat mund të përditësohen./Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Policia me plan të veçantë operativ për 18-vjetorin e Pavarësisë, disa rrugë do të mbyllen
    • Miratohet shqyrtimi i parë i projektbuxhetit 2026
    • 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, programi i manifestimeve shtetërore
    • Aktakuzë ndaj të dyshuarit që plagosi të miturën vitin e kaluar në Vushtrri
    • ​Java e ardhshme me shi e borë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.