Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kryetari i Vushtrrisë takon nxënës e mësimdhënës të shkollave fituese

    06/05/2022 | 19:48Updated:06/05/2022 | 19:50
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi bashkë me drejtoreshën e Arsimit, Miradije Maloku kanë takuar gjatë ditës së sotme, nxënës dhe mësimdhëmës të tri shkollave fituese në Garat e Diturisë 2022.

    “Ditën e përmbylla me nxënësit e tri shkollave fituese të garave të diturisë. U ndjeva i lumtur që prita në takim këta nxënës të shkëlqyeshëm në sjellje dhe në mësime, që rrugëtojnë drejt majave të dijes, dhe i urova për sukseset e arritura në garën e diturisë: 1. Vendi të parë, shkolla “Andon Z. Çajupi’’, Vushtrri; 2. Vendi i dytë, shkolla “Lumni Surdulli’,’ Samadrexha dhe 3. Vendi i tretë, shkolla “Enver Hadri,” Smrekonicë”, tha kryetari Idrizi, raporton VushtrriaPress.

    Ai ka falënderuar nxënësit, mësimdhënësit, drejtorët e shkollave, e veçanërisht Komisionin Vlerësues, që ishte i përbërë nga një ekip profesionistësh, siç janë: Mentor Hajrizi (gjuhëtar), Jeton Sallahu (historian), Ramiz Parduzi (biolog), Faruk Jashanica (kimist) dhe Visar Gjaka (mësimdhënës i TIK-ut).

    Kryetari Idrizi në takim pritur edhe fituesit e garave republikane, të organizuara nga shoqata e pedagogëve të kulturës fizike dhe sportit shkollor, në bashkëpunim me DKA, shkollat dhe mësimdhënësit e edukatës fizike.
    Vendi i parë në nivel Republike “ShMU 2”- meshkujt, vendi i dytë në nivel Republike gjimnazi “Eqrem Qabej” – meshkujt, vendi i tretë në nivel Republike Shfmu “Liria” – Stroc si dhe Gjimnazi “ Eqrem Qabej” vendi i parë hendboll nivel Republike./VushtrriaPress

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Policia me plan të veçantë operativ për 18-vjetorin e Pavarësisë, disa rrugë do të mbyllen
    • Miratohet shqyrtimi i parë i projektbuxhetit 2026
    • 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, programi i manifestimeve shtetërore
    • Aktakuzë ndaj të dyshuarit që plagosi të miturën vitin e kaluar në Vushtrri
    • ​Java e ardhshme me shi e borë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.