Opinionisti Ilir Ibrahimi ka thënë se Komisioni Hetimor për Energjinë Elektrike i formuar sot në Kuvendin e Kosovës duhet ta marrë seriozisht punën e tij, pasi thotë se në Kosovë nuk ka pasur menaxhim të duhur të situatës me energjinë në vend.
“Nga korriku kam filluar me u marrë me çështjen e energjisë, e kam ndjekur si është menaxhuar. Kemi pasur keqmenaxhime që kanë kushtuar me miliona euro, dikush duhet të mbajë përgjegjësi për keqmenaxhim të situatës”.
“Ky komision do t’i gjejë gabimet që do të publikohen dhe do t’i mbetet Kuvendit të Kosovës dhe organeve përkatëse se çfarë do të bëjnë më këtë keqmenaxhim, opinioni duhet ta dijë sepse një qeveri është duke menaxhuar me taksat tona. Këtu dikush duhet të mbajë përgjegjësi, komisioni duhet të ketë një qasje profesionale”,ka thënë Ibrahimi në Rubikon të Klan Kosovës, njofton Klankosova.tv.

