Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Hoxhaj pas vizitës tek Thaçi e Veseli: Kurrë nuk i kam parë më të përgatitur e plot energji

    05/05/2022 | 18:11
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, sot ka vizituar në Hagë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli.

    Pas vizitës, Hoxhaj tha se asnjëherë nuk i ka parë ish-krerët e UÇK-së më të vendosur, më të përgatitur dhe përplot energji për të fituar betejën në Hagë.

    “Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë fituar shumë beteja dhe sfida së bashku, por, asnjëherë më parë nuk i kam parë më të vendosur, të përgatitur, përplot energji për të fituar edhe betejën në Hagë, e cila është vetëm vazhdimësi e luftës për liri dhe pavarësi e krerëve të UÇK-së”. Ka shkruar Hoxhaj në një postim në Facebook.

    “Triumfi i tyre në Hagë, do të jetë triumfi i Kosovës!”, shtoi ish-kryetari i PDK-së.

    Këtë vizitë, Hoxhaj e bëri bashkë me kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totajn, nënkryetarin e së njëjtës komunë, Kujtim Gashin, dhe anëtarin e kryesisë së PDK-së në Prizren, Nehat Elshanin. /Klankosova.tv/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Policia me plan të veçantë operativ për 18-vjetorin e Pavarësisë, disa rrugë do të mbyllen
    • Miratohet shqyrtimi i parë i projektbuxhetit 2026
    • 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, programi i manifestimeve shtetërore
    • Aktakuzë ndaj të dyshuarit që plagosi të miturën vitin e kaluar në Vushtrri
    • ​Java e ardhshme me shi e borë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.