Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Hapet aplikimi për shtesën prej 100 euro për studentët, linku ku mund të aplikoni

    07/05/2022 | 10:47
    A worker holds the new 100 euros banknote at the end of the printing procedure at the Bankitalia, the Italian national central bank, high-security factory in Rome, on May 20, 2019. - The ECB allocates production volumes to different national central banks, which then supply a specific proportion of the total annual production. The banknotes are subsequently distributed among the different national central banks. (Photo by Vincenzo PINTO / AFP)
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka njoftuar se është hapur aplikimi për përfitimin e 100 eurove shtesë për studentët, raporton Express.

    Aplikimi është i hapur për të gjithë studentët aktivë dhe të rregulltë të cilët ndjekin studimet në ndonjërin prej institucioneve të akredituara publike apo private të arsimit të lartë në Kosovë. Aplikimi për mbështetje bëhet në mënyrë elektronike, duke plotësuar formularin me të dhënat personale.
    Të dhënat duhet të jenë të sakta dhe llogaria duhet të jetë në emër të aplikuesit, përndryshe aplikuesi s’mund të përfitojë nga subvencionimi.

    “Vlen të theksohet se të dhënat duhet të jenë të sakta dhe llogaria bankare duhet të jetë në emër të aplikuesit. Përndryshe, nëse të dhënat e plotësuara janë të pasakta, përfshirë numrin e llogarisë bankare, atëherë aplikuesi nuk do të mund të përfitojë nga subvencionimi”, thuhet në njoftim.

    Aplikimi do të jetë i hapur deri më 3 qershor.

    “Vëmendje: Studentët të cilët janë të punësuar dhe kanë aplikuar/ përfituar si punëtorë të sektorit privat/ publik nuk mund të përfitojnë sërish nga mbështetja”, thuhet tutje në njoftim./Gazeta Express

    Njoftimi i plotë:

    Hapet aplikimi për mbështetje prej 100 euro për studentë

    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se ka hapur formën e aplikimit për mbështetje për studentët e niveleve Bachelor, Master e Doktoraturë.

    Aplikimi është i hapur për të gjithë studentët aktivë dhe të rregulltë të cilët ndjekin studimet në ndonjërin prej institucioneve të akredituara publike apo private të arsimit të lartë në Kosovë. Aplikimi për mbështetje bëhet në mënyrë elektronike, duke plotësuar formularin me të dhënat personale.

    📌 Aplikimi për studentë të cilët janë shtetas të Republikës së Kosovës: https://ekosova.rks-gov.net/Services/SubService?service=358

    📌 Aplikimi për studentë të cilët nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës: https://ekosova.rks-gov.net/Public/360

    Vlen të theksohet se të dhënat duhet të jenë të sakta dhe llogaria bankare duhet të jetë në emër të aplikuesit. Përndryshe, nëse të dhënat e plotësuara janë të pasakta, përfshirë numrin e llogarisë bankare, atëherë aplikuesi nuk do të mund të përfitojë nga subvencionimi.

    ⏳ Aplikimi për mbështetje nga kjo masë do të jetë i hapur nga data 7 maj 2022 deri më 3 qershor 2022.

    Vëmendje: Studentët të cilët janë të punësuar dhe kanë aplikuar/ përfituar si punëtorë të sektorit privat/ publik nuk mund të përfitojnë sërish nga mbështetja.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Policia me plan të veçantë operativ për 18-vjetorin e Pavarësisë, disa rrugë do të mbyllen
    • Miratohet shqyrtimi i parë i projektbuxhetit 2026
    • 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, programi i manifestimeve shtetërore
    • Aktakuzë ndaj të dyshuarit që plagosi të miturën vitin e kaluar në Vushtrri
    • ​Java e ardhshme me shi e borë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.