Një burrë është gjetur pa shenja jete në një market në Çagllavicë, raporton Express.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.
“Qagllavicë, Prishtinë, 06.05.2022 – 15:32. Është raportuar se personi mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në market. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e të ndjerit. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në raport./Express

