Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Fundjavë me shi, kështu do të jenë temperaturat

    06/05/2022 | 20:57
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Prishtina Weather ka njoftuar gjatë fundjavës pritet të ketë reshje shiu. Mot me shi pritet të jetë edhe të martën.

    Vransirat që kanë përfshi vendin ditën e sotme, mbeten prezente edhe ditëve të fundjavës, e sa i përket reshjeve, mund të priten në formë të rigave lokale ditën e shtunë.

    Java e ardhshme parashihet të dominohet nga mot më të qëndrueshëm, me më shumë intervale me diell, dhe një rritje të temperaturave në pjesën e dytë. Ditën e martë orëve të pasdites edhe po shfaqen mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

    Indeksi i cilësisë së ajrit në ditët vijuese do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme.

    7.05 – Kryesisht me vransira. Vende-vende paraqiten mundësi edhe për riga lokale shiu, me më shumë gjasa herët në mëngjes.

    8.05 – Kryesisht me vransira, e ditën edhe me intervale me diell.

    9.05 – Intervale më të gjata me diell dhe vransira kalimtare.

    10.05 – Pjesërisht vranët. Pasdite priten mundësi edhe për reshje lokale shiu me bubullima.

    11.05 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë.

    Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 7C e 10C, e maksimalet ndërmjet 22C e 24C.

    Era frynë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 5-11m/s, e nga dita e hënë nga veriu e verilindja.

    Shtypja atmosferike mbetet më e lartë mbi vlera normale dhe luhatet në këto vlera të larta.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Policia me plan të veçantë operativ për 18-vjetorin e Pavarësisë, disa rrugë do të mbyllen
    • Miratohet shqyrtimi i parë i projektbuxhetit 2026
    • 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, programi i manifestimeve shtetërore
    • Aktakuzë ndaj të dyshuarit që plagosi të miturën vitin e kaluar në Vushtrri
    • ​Java e ardhshme me shi e borë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.