Kuvendi i Kosovës ka votuar për formimin e komisionit të dytë hetimor për sektorin e energjisë në Kosovë.
95 deputetë kanë votuar pro themelimit të komisionit të propozuar nga pozita, pasi më herët me 93 vota e votuan atë të opozitës, transmeton Zeri.info.
Komisioni i dytë i formuar me propozim të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes do të jetë hetojë sektorin e energjisë nga viti 2006 deri më 2022.
“Afati kohor i këtij komisioni do të jetë prej vitit 2006 kur kanë filluar vendimet përmbajtsore për sektorin energjetik në Kosovë, sic është shthurja e KEK-ut dhe ndarja e KOST-it dhe përfshirja e Kosovës në sekretariatin e energjisë, shto ktu pastaj që janë një mori vendimesh tjera deri në prill të vitit 2022”, ka thënë shefja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila. /Zëri

