Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Ditëlindja e Skënderbeut, Kurti: Ikonë e identitetit shqiptar

    06/05/2022 | 12:18
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shkruar sot në ditëlindjen e heroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, ndërsa thekson se Skënderbeu është dëshmia jonë historike për tërë botën se liria është vlera më e rëndësishme e njeriut dhe e popullit.

    Kurti në një postim në Facebook shkruan se për fat të keq, liria e popujve po rrezikohet sërish në dekadën e dytë të shek. XXI, në një kohë kur dukej se aspiratat për paqen dhe begatinë afatgjatë të kontinentit po bëheshin realitet.

    Lexoni të plotë postimin:

    Sot shënojmë ditën e lindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai është ikona e identitetit shqiptar, simbol i denjë i gjallërisë së kombit tonë dhe i dëshirës sonë për liri!

    Flamuri i kombit tonë mban edhe sot me krenari simbolikën e tij. Skënderbeu është dëshmia jonë historike për tërë botën se liria është vlera më e rëndësishme e njeriut dhe e popullit. Kur liria cenohet, populli hidhet në luftë çlirimtare me gjithçka ka, paçka fuqisë më të madhe të pushtuesit. Këtë e dëshmuan në shek. XX përpjekjet e kombit shqiptar për çlirim e bashkim kombëtar, veçanërisht epopeja e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Për fat të keq, liria e popujve po rrezikohet sërish në dekadën e dytë të shek. XXI, në një kohë kur dukej se aspiratat për paqen dhe begatinë afatgjatë të kontinentit po bëheshin realitet. Rreziqet ndaj lirisë dhe sovranitetit popullor nuk mungojnë as në rajonin tonë. Prandaj, kujtesa jonë për Skënderbeun, si mbrojtës së lirisë së popullit të tij dhe i Perëndimit në kushtet e shek. XV është aktuale dhe frymëzon veprimtarinë tonë shtetërore e politike. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Policia me plan të veçantë operativ për 18-vjetorin e Pavarësisë, disa rrugë do të mbyllen
    • Miratohet shqyrtimi i parë i projektbuxhetit 2026
    • 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, programi i manifestimeve shtetërore
    • Aktakuzë ndaj të dyshuarit që plagosi të miturën vitin e kaluar në Vushtrri
    • ​Java e ardhshme me shi e borë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.