Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Defender Europe 22 fillon këtë muaj, Kosova po përgatitet për DEF-EU 23

    05/05/2022 | 16:40
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ushtrimi më i madh fushor shumëkombësh i udhëhequr nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të zhvillohet edhe sivjet në 11 vende aleate të NATO-s.

    Ky ushtrim do të nis këtë muaj në Danimarkë, Estoni, Gjermani, Francë, Lituani, Letoni, Holandë, Poloni, Sllovaki, Suedi dhe në Britaninë e Madhe, me një pjesëmarrje prej 9155 trupash, 3268 nga ushtria amerikane dhe 5887 nga kombet tjera pjesëmarrëse, transmeton Klan Kosova.

    Komandën e DEFENDER-Europe 22 do ta kenë Trupat V të Ushtrisë Amerikane (të cilët kanë qenë aktiv që nga Lufta e Parë Botërore, Luftën e Dytë, Luftën e Ftohtë e më vonë edhe në Kosovë dhe në operacionet e SHBA-së në luftën kundër terrorizmit jashtë vendit).

    Ushtrimet kryesore të cilat janë bërë të ditura nga komanda e ushtrisë amerikane për Evropë dhe Afrikë, përfshijnë operacione me armë zjarri të njëmendta, marshime dhe kalime lumenjsh.

    Kosova, dhe vendet tjera të Ballkanit nuk do të jenë pjesë e ushtrimit shumë-kombësh Defender 22, por vendi po bën përgatitje për të marrë pjesë në ushtrimin e njëjtë që do të zhvillohet në shkallë më të gjerë gjatë vitit 2023.

    Ushtria më e re në botë, veçse theu akullin në vitin 2021 duke u bërë pjesë e këtij ushtrimi për herë të parë me 330 ushtarë, duke qenë madje vend pritës.

    Kosova synon ta bëjë sërish historinë në vitin e ardhshëm, pasi në 2023-ën, siç ka bërë me dije ministri i mbrojtjes Armend Mehaj do të marrin pjesë 1100 ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Kreu i mbrojtjes ka folur sërish për këtë ushtrim të enjten, përmes një statusi, ku ka treguar qëllimin e Forcës për ta validuar një kompani të dytë, transmeton Klan Kosova.

    ”Pjesëmarrja në “Defender Europe 23” do të jetë një sfidë dhe privilegj ku pjesëtarët e Kompanisë 2A do të kenë mundësinë të dëshmojnë aftësitë e tyre operacionale krahas vendeve anëtare të NATO-s. Misionet, ushtrimet e trajnimet e përbashkëta me shtetet aleate, tregojnë se Kosova është partner i besueshëm i NATO-s, shtet që ruan vlerat e demokracisë si kusht të stabilitetit”, ka shkruar Mehaj në profilin e tij Facebook.

    Përgatitjet për këtë ushtrim janë ende në fazën fillestare, dhe gjithnjë sipas deklarimit të ministrit, edhe të mërkurën e kësaj jave gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për çështje të Mbrojtjes dhe Sigurisë, vëmendja mbrojtjes së shtetit është në përmirësimin e infrastrukturës në hapësirën fushore Babaj e Bokës në Gjakovë, ku do të zhvillohet sërish ushtrimi në Kosovë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Policia me plan të veçantë operativ për 18-vjetorin e Pavarësisë, disa rrugë do të mbyllen
    • Miratohet shqyrtimi i parë i projektbuxhetit 2026
    • 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, programi i manifestimeve shtetërore
    • Aktakuzë ndaj të dyshuarit që plagosi të miturën vitin e kaluar në Vushtrri
    • ​Java e ardhshme me shi e borë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.