Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Analizohet gjuha e trupit nga takimet në Berlin, eksperti i protokollit favorizon Kurtin

    05/05/2022 | 20:53
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Takimi me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, mbetet një nga takimet më të rëndësishme të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

    Nga takimi i tyre doli edhe një fotografi ku shihet se Kurti ishte ulur në krah të kancelarit gjerman.

    Pas kësaj Scholz, në të njëjtën zyrë priti edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqin.

    Por, vendi se ku ishin ulur të ftuarit tash kishte ndryshuar, Kancelari gjerman Vuçiqin e kishte ulur ballë për ballë.

    E këto fotografi dhe mënyra e uljes nxitën shumë reagime në Kosovë dhe Serbi.

    Eksperti i protokollit dhe ish- shefi i protokollit shtetëror, Haki Merovci, thotë se bazuar në këto fotografi dëshmohet se Kurti është favorizuar nga kancelari gjerman.

    “Nëse shikohet vendosja e zotit Kurtit, ai është në pozicion pak më favorizues, është në pozicion më të lehtë ta shikoj homologun e tij [Scholzin] në anën e djathtë. Atij (Vuçiqit, kancelari gjerman i ka dhënë mesazh për rolin, rëndësinë dhe sfidat që e presin gjatë dialogut”, tha Merovci për RTV Dukagjinin.

    Qëndrimin e Kancelarit këmbën mbi këmbë ish-shefi i protokollit shtetëror, Haki Merovci e sheh si pjesë të personalitetit.

    Ndërkohë Merovci ka një koment edhe për fotografinë e shpërndarë nga presidenti serb, ku në qëndron mysafiri e jo nikoqiri.

    “Mirëpo, nëse është numri tek, është lehtësi për protokoll. Syri i protokollit, vendosja e Vuçiqit është në vendin jo të duhur. Në vend të tij, në qendër është dashur të vendoset nikoqiri, një rang i lartë”, tha ai.

    Ndërkohë, për politologun kosovar Agon Maliqi, ky takim nxorri në pah një gjë.

    “Nuk ka interesim për vazhdim të dialogut, kjo është si një lloj adeti në shenjë respekti ndaj nismës gjermane dhe vetë insistimit të kryeministrit gjerman”, potencoi Maliqi.

    Sipas tij, presidenti serb po mundohet që presionin për raportet me Rusinë ta shfrytëzojë politikisht.

    “Për mua deklaratat pas darkës më shumë tregojnë se nuk ka ndonjë ndryshim në qëndrimet dhe pozicionimet sepse Vuçiq këtë kthim drejt perëndimit duket që ka filluar ta bëjë deri në një masë. Do ta përdor si kreditë politike dhe të paraqitet si palë konstruktive dhe e gatshme për të përmbyllur dialogun me Kosovën”, theksoi ai.

    Ndërkohë deputetë të opozitës sot e kanë kritikuar Kurtin për mungesë të transparencës në dialog, ndërsa kanë kërkuar që pas çdo takimi të raportojë në Kuvendin e Kosovës.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Policia me plan të veçantë operativ për 18-vjetorin e Pavarësisë, disa rrugë do të mbyllen
    • Miratohet shqyrtimi i parë i projektbuxhetit 2026
    • 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, programi i manifestimeve shtetërore
    • Aktakuzë ndaj të dyshuarit që plagosi të miturën vitin e kaluar në Vushtrri
    • ​Java e ardhshme me shi e borë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.