Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Amerika krijoi mbi 400 mijë vende të reja pune vetëm gjatë muajit prill

    09/05/2022 | 00:30
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Punëdhënësit amerikanë shtuan 428,000 vende pune në prill, njësoj si në mars, sipas Byrosë së Statistikave të Punës atje.

    Ishte muaji i 16-të radhazi i rritjes së vendeve të punës dhe muaji i 12-të radhazi që u shtuan më shumë se 400,000 vende pune. Disa muaj më herët, numri i vendeve të reja të punës në muaj kalonte njëmilionëshin.

    Muajin e kaluar, shumica e pozicioneve u shtuan në industrinë e kohës së lirë dhe mikpritjes. Prodhimi, transporti dhe magazinimi shtuan gjithashtu një numër të konsiderueshëm vendesh pune.

    Teksa bizneset janë në kërkim të punëtorëve, ata vazhdojnë të rrisin pagat për të tërhequr staf. Fitimet mesatare për orë u rritën në 31.85 dollarë. Pagat janë rritur vazhdimisht që nga qershori 2020.

    Para pandemisë, ekonomia amerikane po shtonte mesatarisht më pak se 200,000 vende pune gjatë administratës Trump, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Kryetari Ferit Idrizi ndan mirënjohje për nxënësit fitues në garat komunale të Fizikës dhe Matematikës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.