Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Abdixhiku në Zvicër: Lidhja jonë në mërgatë është lidhje e vlerave dhe kontributit kombëtar

    07/05/2022 | 22:27
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është duke qëndruar për vizitë në Zvicër, ku është takuar me bashkatdhetarët që veprojnë atje.

    Abdixhiku ishte i shoqëruar nga Anton Quni, Sokol Holiti, Armend Zemaj e Shkumbin Gashi.

    Ai theksoi se është takuar me njerëz që kanë dhënë kontribut për LDK-në dhe Kosovën që nga ditët e para, njofton Klankosova.tv.

    “Sonte, së bashku me Ekipin Politik për Mërgatë, me Anton Quni, Sokol Haliti, Armend Zemaj e Shkumbin Gashi, takuam bashkatdhetarët tanë në Grenchen të Zvicrës – në shënim të 32 vjetorit të themelimit të Degës së LDK këtu. Sot, takova njerëz që kanë dhënë kontribut për LDK-në dhe Kosovën që nga ditët e para; siç dhe takova njerëz që duan ta nisin kontributin nga e para. Takova burra e gra, të rinj e të reja, që Kosovës i kanë dhënë pasurinë e saj më të madhe – i kanë dhënë mërgatën. Kryetarit të Degës Ahmet Kosumi e anëtarëve të Kryesisë i urova për angazhimin në shtëpinë tonë të përbashkët”, ka shkruar Abdixhiku nw Facebook.

    “Entuziazmi i jashtëzakonshëm i njerëzve tanë këtu, ishte rikonfirmim i qartë i rikthimit tonë në diasporë. Për mua, për bashkëpunëtorët e mi, pjesëmarrja këtu ishte nder i veçantë. Takimi me njerëzit punëtorë, të drejtë, atdhetarë, patriotë e kontributdhënës të të gjitha kohërave është detyrim politik i lidhjes sonë”.

    “Lidhja jonë në mërgatë është lidhje e vlerave, e ideve, e kontributit kombëtar – është besëlidhje për një Kosovë që e duam të gjithë. Në mërgatë, angazhimi ynë do të jetë shumë më i madh sepse LDK do të udhëtojë me bashkëatdhetarët tanë në çdo hap të vetin politik. Ky është veçse fillimi”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Policia me plan të veçantë operativ për 18-vjetorin e Pavarësisë, disa rrugë do të mbyllen
    • Miratohet shqyrtimi i parë i projektbuxhetit 2026
    • 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, programi i manifestimeve shtetërore
    • Aktakuzë ndaj të dyshuarit që plagosi të miturën vitin e kaluar në Vushtrri
    • ​Java e ardhshme me shi e borë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.