Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    1 vit burgim dhe 900 euro gjobë pasi pranoi se vodhi tri dele, dy qura dhe 10 pula

    08/05/2022 | 14:49
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    I akuzuari V.Q., është dënuar me 1 vit burgim dhe 900 euro gjobë, pasi ka pranuar se në muajt prill dhe maj 2016, në Komunën e Pejës, ka vjedhur tri dele, dy qura dhe 10 pula, në dëm të tre të dëmtuarve A.G., J.K. dhe B.Q.

    Një vendim të tillë, e ka marrë gjykatësi i Gjykatës Themelore në Pejë, Murat Hulaj, më 15 tetor 2020, pasi i akuzuari e ka pranuar fajësinë në seancën fillestare të 14 tetorit 2020, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Për veprën penale nga dispozitivi i parë i aktakuzës, V.Q. është dënuar me 300 euro gjobë, për veprën penale nga dispozitivi i dytë me 300 euro, si dhe për veprën penale nga dispozitivi i tretë, me 1 vit burgim dhe me 300 euro gjobë. Ashtu që gjykata të akuzuarit V.Q., e ka dënuar me dënim unik prej një viti burgim dhe 900 euro gjobë.

    Ndërkaq, palët e dëmtuara në këtë rast, A.G., J.K. dhe B.Q., për realizimin e kërkesës pasurore-juridike, janë udhëzuar në kontest civil.

    Ndryshe, Prokuroria Themelore në Pejë, në nëntor të 2016-ës ka ngritur aktakuzë ndaj V.Q., me arsyetimin se ai në prill 2016, në një fshat të Pejës në bashkëveprim me të miturin E.S., me qëllim të përvetësimit te kundërligjshëm për vete, marrin sendin e luajtshëm të personit tjetër dhe atë të dëmtuarit A.G., në atë mënyrë që pasi që i dëmtuari ishte duke i dërguar bagëtinë për në Stallë, gjatë rrugës ata ia marrin tri dele dhe më pas të njëjtit largohen nga vendi i ngjarjes.

    Me këtë, ai akuzohej se në bashkëveprim ka kryer vepër penale “Vjedhja” nga neni 325, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

    Në dispozitivin e dytë të aktakuzës, thuhet se në maj të 2016-ës, në një fshat të Pejës, V.Q. me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete, merr sendin e luajtshëm të personit tjetër dhe atë të dëmtuarës J.K., në atë mënyrë që i akuzuari me të arritur në vendin e lartcekur hyn në oborrin e të dëmtuarës dhe hapë kotecin e shpezëve dhe nga aty merr dy qura ne vlerë prej 200 euro, dhe më pas i njëjti largohet nga aty pa u vërejtur nga askush.

    Me këtë, ai akuzohej se ka kryer vepër penale, “Vjedhja” nga neni 325, paragrafi 1 të Kodit Penal.

    Ndërsa, në dispozitivin e tretë të aktit akuzues, thuhet se në maj të 2016-ës, në një fshat të Pejës, i akuzuari V.Q., me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete merr sendin e luajtshëm të personit tjetër, dhe atë të dëmtuarit B.Q., në atë mënyrë që me të arritur në vendin e lartcekur me forcë hapë derën e kotecit të pulave, i cili ishte i mbyllur me dry dhe nga aty merr 10 pula në vlerë rreth 100 euro, dhe më pas largohet nga vendi i ngjarjes pa u vërejtur nga askush.

    Me këtë, ai akuzohej se ka kryer vepër penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 327, paragrafi 1 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Policia me plan të veçantë operativ për 18-vjetorin e Pavarësisë, disa rrugë do të mbyllen
    • Miratohet shqyrtimi i parë i projektbuxhetit 2026
    • 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, programi i manifestimeve shtetërore
    • Aktakuzë ndaj të dyshuarit që plagosi të miturën vitin e kaluar në Vushtrri
    • ​Java e ardhshme me shi e borë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.