Është përuruar të martën vepra poetike “Në dallgët e jetës”, e profesorit të ndjerë Asdren E. Krasniqi.
Vepra u përurua me rastin e njëvjetorit të vdekjes së tij, para qytetarëve që të shumtë ishin të pranishëm në sallë.
Në këtë përurim u kujtua e u nderua poeti, profesori i ndjerë, si dhe u nxorën në pah vargjet lirike të dala nga zemra e tij.
Me rastin e shënimit të kësaj ngjarjeje, një fjalë rasti ka mbajtur edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi.
Ai vlerësoi lart veprën e autorit, ndërkaq familja Krasniqi tha se duhet të krenohet për profesorin e poetin që ka lënë dorëshkrimin që po përurohet në vëllimin poetik, me tematika të ndryshme e me mesazhe të qarta për ata që do ta lexojnë atë.
Vepra është vlerësuar lart edhe nga të gjithë të pranishmit, përfshirë redaktorin Mentor Hajrizi e recensuesin Bedri Tahiri.