100 vite janë mbushur që kur për herë të parë në arenën futbolliste të futbollit kosovar po vinte edhe një klub i ri, fjala ishte për Vushtrrinë e cila historinë e saj e nis në vitin e largët 1922.
Me rastin e jubileut të 100-të disa fjalë dhe urime për klubin bardh e kaltër i kanë ndarë edhe kryetari Ferit Idrizi, si dhe presidenti i klubit, Agim Maloku.
“Klubi ynë feston 100 vjetorin e themelimit, andaj mbështetja dhe angazhimi jonë do të jetë i pandalshëm që klubi ynë i zemrës të kthehet aty ku e ka vendin, në Superligë.” ka shkruar kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi.
Përveç Idrizi me një urim me rastin e këtij jubileu ka dërguar edhe kryetari i klubit, Agim Maloku, i cili ka rryfer historinë e tij dikur si tifoz i klubit, e tani si presidenti i klubit, duke e udhëhequr atë drejt synimit, inkuadrimin në ligën elitare të futbollit kosovar.
“Klubi ynë i zemrës krenaria e qytetit këtë vit shënon 100 vjetorin e themelimit. Në këtë përvjetor jubilar ka rastisur që unë të jem president i këtij klubi, që dikur isha tifoz i flakt i tij. Atëherë kontributi im ishte minimal ngase kushtet ishin të tilla derisa sot bashkë me gjithë qytetin po kontribuojm që klubi ynë të rikthehet në elitën e futbollit kosovar.” ka shkruar Maloku.
Maloku ka shkruar gjithashtu se ky vit do të jetë edhe vit i klubit, ndërsa ka konfirmuar edhe përkrahjen që ka marrë nga kryetari i komunës, Ferit Idrizi.
“Ky vit do të jetë vit i klubit, vit i qytetit që gjithë e duam. Në takimin e fundit që patëm me kryetarin e Komunës z.Ferit Idrizi na premtoj përkrahje institucionale dhe besojm shumë në fjalën e tij. FC “Vushtrria” është shpi e madhe është shtëpi e gjithë vushtrriasëve dhe e tillë do të jetë edhe tutje, andaj si kryesi e klubit i ftojm të gjithë sportdashësit që të kontribuojnë që sukseset e klubit, rikthimi në Superlig dhe festa jonë të jetë sa më madhështore.” ka shkruar në fund Maloku.