Muaj më parë në qendër të qytetit të Vushtrrisë është vendosur punimi “I ❤ Vushtrria”.
Ndërsa që këto ditë po në qendër siç bën të ditur VushtrriaPress, po vendosen edhe tregues digjital.
Në pjesët kryesore të qytetit janë vendosur treguesit digjital, këta tregues do të shërbejnë për shumë gjëra të ndryshme për orientim të qytetarëve dhe vizitorëve vendës dhe të huaj, si dhe do të bëjnë matjen e kohës, temperaturës, do të tregojnë orën dhe datën.
Punime të tilla kreative përveç që po mirëpriten nga qytetarët, ato po i japin qytetit të lashtë të Vushtrrisë frymë evropiane.

