Close Menu
VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Vuçiç: E them zyrtarisht se Prishtina nuk dëshiron të bisedojë fare me ne

    07/12/2021 | 13:45
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    “Zyrtarisht mund të them se Prishtina nuk dëshiron të bisedojë fare me ne”.

    Kështu u shpreh në konferencë për shtyp, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

    “Ne jemi të gatshëm të nënshkruajmë marrëveshjen për personat e pagjetur. Ne duam rezultate. Por mund të them zyrtarisht se Prishtina nuk dëshiron të bisedojë fare me ne”.

    Vuçiç komentoi pohimin e Zëdhënësit të Bashkimit Evropian “se palët nuk kanë interes dhe besim të mjaftueshëm për dialog” duke thënë se “është Prishtina ajo që nuk do të dialogojë”, transmeton Tanjug.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së diel në një konferencë për media ka potencuar, se pritet që në javën e dytë të dhjetorit, të ndodh një takim në mes të tij dhe presidentit të Serbisë, Vuçiç në Bruksel.

    “Është diskutuar mundësia e një takimi të mundshëm në javën e dytë të dhjetorit në Bruksel me presidentin e Serbisë. Nuk kam kurrfarë informacioni që ka kushtëzime nga ndokush veç se vlerësimi se a duhet të mbahet një takim i tillë ose jo i përket ndërmjetësuesit, përkatësisht zëvendëspresidentit të Komisionit Evropian, Josep Borrell dhe emisarit të tij Lajçak”, ka deklaruar Kurti

    “Janë ata të cilët e vlerësojnë nëse na dërgojnë ftesat ose jo dhe jo çfarëdo kushtëzimi i palës tjetër“.

    Ndërkaq ende nuk një datë të caktuar sa i përket takimit të nivelit të lartë në mes të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

    Këtë e ka bërë të ditur Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili ka potencuar se në rast se do të konfirmohet një takim i tillë i nivelit të lartë në bisedimet Kosovë-Serbi, ata do të njoftojnë këtë kur do të jetë e nevojshme.

    “Nuk spekulojmë për skenarë të ndryshëm, por nëse kemi një takim të nivelit të lartë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç për ta bërë të ditur, do ta bëjmë atë kur të jetë e nevojshme”, ka thënë Stano/Albanianpost.com

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ramiz Parduzi shpallet Mësimdhënësi më i Dalluar i Vitit në nivel komune
    • VV ka vetëm 64 deputetë në sallë për zgjedhje të Presidentit, Haxhiu nis seancën
    • Abdixhiku: Presim që pas orës 24:00 të shpallet dekreti për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme
    • Mushkolaj pas kërkesës së Osmanit: Ku ke kjo zoja qe 5 vjet?
    • Ekzekutivi voton disa projektligje
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.