Kjo fotografi i përket vitit 1979 kur atë kohë u mbajtën Takimet e para të Poeteshave shqiptare të Kosovës në qytetin e Vushtrrisë që atëherë këto takime quheshin “Takimet e poeteve të Kosovës”.
Siç bën të ditur VushtrriaPress, takimi i parë i poeteshave shqiptare u mbajt në objektin e Shtëpisë së Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri, sikurse në të njëjtin objekt mbahen tradicionalisht.
Këto takimet letrare janë takimet më të mëdha dhe më me traditë të femrave poete jo vetëm në Kosovë e Ballkan por edhe në Evropë.