Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri do të jetë nikoqire e ekspozitës së autorit Qerim Meholli i cili do të shpalosë një ekspozitë me punime nga letra (Origami).
Ekspozita është parparë të hapet sot nga ora 13.00 në Galerinë e Arteve të Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri dhe do të qëndroi hapur për publikun për më shumë se një javë.
Kjo ekspozitë është e para këtij lloji nga z. Meholli, dhe shpresojmë se do të jetë mbresëlënëse për publikun.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më datë 24.12.2021 (gjatë ditëve të punës 10:00-16:00).