Close Menu
VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Selim Selimi për Manastirin e Deçanit: Shkallë e fundit, Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut

    02/12/2021 | 22:11
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se vendimi për regjistrimin e ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 është problematik.

    “Diçka nuk është duke funksionuar. Mendoj se është e domosdoshme që të bëjmë një vështrim të procesit, qoftë ligjor, qoftë politik të marrjes së këtij vendimi. Mendoj që e para, narrativi politik mbi dhënien e pronave të Manastirit të Deçanit dhe dhënien e pronave shoqërore është plotësisht i pabazuar”.

    “Argumenti politik është se po të kishte qenë sistemi demokratik, çdo pronë shoqërore, duke përfshirë dhe “Apikon” dhe “Ilirin”, është pronë e atyre punëtorëve. Në “Apiko” dhe “Iliri” ka pasur dhe punëtorë serbë. Do të thotë iu është mohuar edhe e drejta punëtorëve serbë që të kompensohen për një pronë shoqërore, të cilën e ka pasë”.

    Selimi, në Rubikon, ka thënë se më e mira do të ishte që kjo çështje të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

    “Ky vendim mund të jetë legal por nuk e ka legjitimitetin, prandaj shkallë e fundit kish qenë Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, ku ne nuk jemi anëtarë”.

    “Mendoj se të gjitha ambasadat, të gjitha palët e interesuara, duhet ta ndimojnë Kosovën të jetë pjesë e Këshillit të Evropës, që të jemi ne palë në atë gjykatë. Presioni ndërkombëtar është i bazuar mbi argumente jo të qëndrueshme politike dhe as juridike”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ramiz Parduzi shpallet Mësimdhënësi më i Dalluar i Vitit në nivel komune
    • VV ka vetëm 64 deputetë në sallë për zgjedhje të Presidentit, Haxhiu nis seancën
    • Abdixhiku: Presim që pas orës 24:00 të shpallet dekreti për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme
    • Mushkolaj pas kërkesës së Osmanit: Ku ke kjo zoja qe 5 vjet?
    • Ekzekutivi voton disa projektligje
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.