Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Qytetarëve të Kosovës nuk po iu pranohet certifikata e vaksinimit në Zvicër, flasin nga MSH-ja

    11/12/2021 | 13:43
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Përkundër se kanë marrë të dy dozat kundër coronavirusit, qytetarëve të Kosovës nuk po iu pranohet dëshmia e vaksinimit në disa vende të Evropës.

    Lidhur me këtë problem, Telegrafi ka pyetur në Ministrinë e Shëndetësisë.

    MSH thotë së janë duke punuar me Komisionin Evropian në mënyrë që qytetarët të mos kenë probleme.

    “Çështja e njohjes së certifikatës është individuale nga shtete të ndryshme. Ka mjaft shtete ku qytetarët nuk kanë fare problem me certifikatë, madje ka edhe shtete që me notë verbale e kanë njohur certifikatën e vaksinimit të Kosovës, derisa ka edhe të atilla që se njohin ende. Kosova po punon me Komisionin Evropian që qytetarët të mos kenë probleme lidhur me lëvizjen për shkak të certifikatave”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

    Ndryshe, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.636.378 doza të vaksinës.

    Deri më sot 769.967 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    Në Kosovë janë duke u dhënë dy lloje të vaksinës kundër COVID-19, Pfizer dhe Astra Zeneca.

    Vendi ynë është duke vazhduar me disa masa kufizuese, ku pas orës 24:00 deri në ora 05:00 në gjithë vendin vlen ora policore, ndërkaq nga 3 janari 2022 në Kosovë nuk mund të hyjnë qytetarët që nuk i kanë dy dozat kundër virusit. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ramiz Parduzi shpallet Mësimdhënësi më i Dalluar i Vitit në nivel komune
    • VV ka vetëm 64 deputetë në sallë për zgjedhje të Presidentit, Haxhiu nis seancën
    • Abdixhiku: Presim që pas orës 24:00 të shpallet dekreti për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme
    • Mushkolaj pas kërkesës së Osmanit: Ku ke kjo zoja qe 5 vjet?
    • Ekzekutivi voton disa projektligje
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.