Close Menu
VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kadaj Bujupi – Rizvanollit: Paraqitje arrogante, s’di çka din ajo nëse s’e di që konsumi i energjisë rritet vazhdimisht

    23/12/2021 | 21:24
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Opinionistja Donika Kada-Bujupi ka kritikuar deklaratat e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, lidhur me krizën energjetikë në vend, duke thënë se ‘nëse ajo nuk e di që konsumi i energjisë rritet vazhdimisht, atëherë nuk e di se çka dinë’.

    Në emisionin ‘Pressing’ në T7 po diskutohet për krizën energjetike në Kosovë, ku po bëhen reduktime të mëdha. Kadaj-Bujupi thotë se qeveria po mundohet të ia lë fajin qytetarëve.

    “Nëse ministrja Rizvanolli nuk e din që kërkesa për konsum rritet nga viti në vit, nuk e di cka din, sepse është në një sektor që do të duhet ta dinte. Por, përpjekja me I akuzu qytetarët në këtë fazë, kur edhe kështu kanë nervozë e paknaqësi për shkak të territ, është naivitetet, e papranueshme, është një qasje shumë arrogante e cila vec ka me I ngrit tensionet edhe nuk ka me bo asnjë zgjidhje”, shtoi Kada-Bujupi.

    Ajo shtoi se paraqitjet e ministres Rizvanolli janë qesharake dhe arrogante.

    “Paraqitjet qesharake e arrogante të ministres Rizvanolli e vështirëson gjendjen edhe më shumë, se4pse një gjendje kaq e vështirë, po pqërcillet me deklarata nga ana e pushtetit se qytetarët I kanë fajet. Qytetarët nuk I kanë fajet, sepse kërkesa për konsum rritet prej vitit në vit”, tha Kadaj-Bujupi.

    Ajo tha se ministrja Rizvanolli, e cila në krahë ka edhe kryeministrin Albin Kurtin, po paraqesin një joseriozitet të madhë, sa i përket ngrohjes alternative.

    “Edhe këto alterantivat të cilat po përpiqet, e që në krah e ka edhe kryeministrin, e që është për qudi, me thanë që duhet me pas ngrohje alternative, pa dhënë një alternativë se cila është mënyra për t’u ngrohur në këto temperature, për mua paraqet një joseriozitet të madh”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ramiz Parduzi shpallet Mësimdhënësi më i Dalluar i Vitit në nivel komune
    • VV ka vetëm 64 deputetë në sallë për zgjedhje të Presidentit, Haxhiu nis seancën
    • Abdixhiku: Presim që pas orës 24:00 të shpallet dekreti për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme
    • Mushkolaj pas kërkesës së Osmanit: Ku ke kjo zoja qe 5 vjet?
    • Ekzekutivi voton disa projektligje
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.