Close Menu
VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Deputeti i VV’së thotë se KEDS’i po i diskriminon disa lagje: Ndalet rryma 6 orë në ditë

    23/12/2021 | 13:42
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Deputeti i VV’së thotë se KEDS’i po i diskriminon disa lagje: Ndalet rryma 6 orë në ditë

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka deklaruar se në disa lagje ka reduktime të furnizimit me energji elektrike, derisa në disa tjera jo, raporton Express

    Bajqinovci ka shkruar në Facebook se në disa lagje po ka ndërprerje të furnizimit të energjisë elektrike deri në gjashtë orë.

    “Në disa lagje rryma ndalet deri në 6 orë në ditë, ndërsa kemi lagje ku energjia nuk ndalet fare”, ka shkruar Bajqinovci.

    Ai thotë se KEDS-i nuk guxon të bëjë dallime të tilla.

    “KEDS nuk guxon t’i privilegjoj lagjet e caktuara me energji elektrike, ndërsa lagjet në periferi t’i diskriminojë duke i lënë në terr me orë të tëra”, ka shkruar Bajqinovci.

    Ndryshe, KEDS’i ka thënë se situata me reduktime do të mbizotërojë gjatë 24 orëve të ardhshme, ndërsa për ditët në vijim janë në pritje të instruksioneve nga KOSTT-i.

    “Gjatë ditëve të fundit, sistemi elektroenergjetik i vendit është mbingarkuar tej mase. Të njëjtën kohë, duke u ballafaquar me krizën më të rëndë elektroenergjetike botërore, Operatori i Tregut- KOSTT, duke u bazuar në ligjet në fuqi, ka udhëzuar që të fillohet me kufizime të energjisë elektrike. Këto kufizime do të jenë rreth dy orë dhe do të prekin të gjithë konsumatorët në kohë të ndryshme, përveç atyre emergjentë.

    Kjo situatë do të mbizotërojë gjatë 24 orëve të ardhshme, ndërsa për ditët në vijim në jemi në pritje të instruksioneve nga KOSTT-i dhe do të veprojmë konform tyre”, thuhet në njoftimin e KEDS./GazetaExpress/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ramiz Parduzi shpallet Mësimdhënësi më i Dalluar i Vitit në nivel komune
    • VV ka vetëm 64 deputetë në sallë për zgjedhje të Presidentit, Haxhiu nis seancën
    • Abdixhiku: Presim që pas orës 24:00 të shpallet dekreti për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme
    • Mushkolaj pas kërkesës së Osmanit: Ku ke kjo zoja qe 5 vjet?
    • Ekzekutivi voton disa projektligje
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.