Eurodeputetja dhe raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon ka deklaruar se Kosova është dashur të jetë në Samitin për Demokraci. Ajo e ka quajtur gabim të administratës Biden faktin që nuk e ka ftuar Kosovën.
Von Cramon është pajtuar në Twitter me analistin politik, Agon Maliqi, i cili vlerësoi se Kosova e meriton të jetë një nga pjesëmarrëset në këtë samit.
“Jam dakord që Kosova e meriton të jetë në Samitin për Demokraci, por nuk e kuptoj se cilat arsye sigurie e pengojnë pjesëmarrjen e Kosovës. Ky është padyshim një gabim i administratës Biden që shpresojmë se mund të korrigjohet”, shkroi Viola von Cramon.

