esër me një ceremoni zyrtare pritet ta marrë detyrën e të parit të Mitrovicës Bedri Hamza.
Pas emërimit si kryetar i Mitrovicës Hamza pritet t’i zgjedhë kabinetin e tij qeverisës.
Burime të sigurta të Mitropol brenda Partisë Demokratike të Kosovës kanë bërë të ditur se ish-deputetja Valdete Idrizi do jetë e emëruara e Hamzës në krye të Drejtorisë për Kulturë, Rini dje Sport, fushë kjo në të cilën ajo ka shumë përvojë organizative.
Veç Idrizit, Mitropol mëson se një tjetër grua drejtoreshë do jetë Drita Kadriu, e cila pritet të emërohet në krye të Drejtorisë së Arsimit, fushë në të cilën Kadriu ka vepruar për kohë të gjatë në kuadër të Ministrisë së Arsimit.
LEXO EDHE: Albin Kurti: Sot e korigjuam dëmin e shkaktuar para 7 vjetëve, “TREPÇËS” ia kthyem terminalin doganor
Mitropol dje raportoi ekskluzivisht se një emër tjetër kredibil që Hamza pritet ta emëroj di drejtor është edhe doktori Remzi Rrahmani, i cili do udhëheqë me Drejtorinë e Shëndetësisë.
Seanca për inaugurimin e kryetarit do mbahet nesër në ora 10:00 në sallën e kuvendit komunal, ndërsa emra e disa prej drejtorëve nuk janë vendosur ende./Mitropol/