Xhafer Tahiri, kryetari aktual i komunës së Vushtrrisë dhe njëkohësisht kandidat për kryetar të komunës nga radhët e LDK-së, gjatë mbrëmjes e së enjtes ka mbajtur një tubim me qytetarët vushtrrias.
E pranishme gjatë këtij takimi ishte edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së nga Vushtrria, Rrezarta Krasniqi.
Tahiri e mbajti takimin në shkollën “Mustafë Venhari” dhe theksoi se u vulos fitorja e vushtrriasve për Vushtrrinë, gjithashtu tha se jam i nderuar ti prij këtij qyteti të vjetër, juve qytetarëve shembullor, me dije, dinjitet e punë për të gjithë.
“I juaji përgjithmonë” shkruan Tahiri.

