Xhafer Tahiri, kryetari aktual i komunës së Vushtrrisë dhe njëherësh kandidat për kryetar të Vushtrrisë gjatë mbrëmjes e së mërkurës ka shpalosur projektin e Shtëpisë së të moshuarve.
Tahiri theksoi se Komuna e Vushtrrisë bashkë me humanistin e madh, Halil Kastrati dhe “Jetimat e Ballkanit” i kanë bashkuar forcën dhe kanë nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e shtëpisë për qëndrim ditor për të moshuar në Vushtrri.
Ky objekt do të ndërtohet pranë lumit Sitnica, ku do të ketë kujdes shëndetësor për të moshuar, parkë me hapësirë për shëtitje pranë lumit dhe kuzhinë popullore.
“Të moshuarit tonë e meritojnë kujdesin maksimal” thotë Tahiri përmes një video mesazh.

