Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka mbajtur sot një takim me banorë të fshatit Reznik, në lagjen Ujkani të këtij fshati.
Pjesëmarrësve që ishin në këtë takim, e që ishin në numër të madh, iu shpalosën zotimet e nga i pari i Vushtrrisë, i cili ndër të tjera shtoi se më 14 Nëntor Vushtrria do të mbetet e vushtrriasve.
“Rezniku, të gjitha lagjet, në odën e Ujkanëve u besatuam, si në të gjitha fshatrat e Vushtrrisë, me 14 Nëntor, Vushtrria e Hasan Prishtinës mbetet e Vushtrriasve! ” ka shkruar Tahiri.
Postimi i plotë:
Rezniku, të gjitha lagjet, në odën e Ujkanëve u besatuam, si në të gjitha fshatrat e Vushtrrisë, me 14 Nëntor, Vushtrria e Hasan Prishtinës mbetet e Vushtrriasve!
Sigurt, vazhdojmë bashkë, Vushtrria për të gjithë vushtrriasit 🤝🤝🤝

