Kryetari i komunës dhe kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i është përgjigjur akuzave të Ferit Idrizi se ka dhënë leje për ndërtimin e një moteli në fshatin Pestovë.
Idrizi i ka thënë Tahirit se kjo është një shtëpi publike dhe se banorët e këtij fshati kanë paraqitur edhe peticion.
“Nëse banorët janë kundër, leja për këtë objekt sonte do të pezullohet” ka thënë Tahiri në PrimeTime të Kanal10.
Rikujtojmë se një peticion që kundërshton ndërtimin e këtij objekti është ngritur nga banorë të kësaj anë dhe është publikuar nga qytetar të kësaj ane.

