Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka marrë përkrahjen edhe të Partisës së Drejtësisë në Vushtrri.
Ai ka falënderuar këtë parti për përkrahjen gjersa ka shtuar se fitorja e LDK-së në Vushtrri është e paplotë pa këtë subjekt politik.
Postimi i plotë:
Të dashur miq,
Fitorja jonë në Vushtrri nuk është e plotë pa Partinë e Drejtësisë.
Faleminderit Eroll Venhari e Ermal Lahu për besimin, vazhdojmë bashkë për Vushtrrinë për të gjithë!
I juaji përgjithmonë
#Xhafa #160

