Xhafer Tahiri, kryetar aktual i komunës së Vushtrrisë dhe kandidat nga radhët e LDK-së për kryetar të komunës gjatë një interviste në Info10 ka thënë se është dëshirë e qytetarëve të vazhdojë koalicioni që filloi në vitin 2017.
Në zgjedhjet lokale të vitit 2017 Vushtrrinë e fitoi LDK-ja në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, por që ky koalicion u prish gjatë rrugëtimit të qeverisjes së dy partive. Por, për zgjedhjet lokale të vitit 2021 Tahiri thotë se është dëshirë e qytetarëve të vazhdojë koalicioni që filloi në vitin 2017.

