Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Sindikatat e shëndetësisë i mbështesin kërkesat e SBASHK-ut për Ligjin për pagat

    12/11/2021 | 16:24
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës e përkrah plotësisht kërkesën e Sindikatës të Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës për të mbajtur protestë.

    Në njoftimin e FSShK-së thuhet se kërkesat e njëjta si SBASHK-u i kanë parashtruar edhe ata në protestën e fundit që e kanë mbajtur më 8 nëntor, transmeton Klankosova.tv.

    “FSSHK në koordinim me Sindikatat e tjera menjëherë pas zgjedhjeve lokale do t’i adresohet Qeverisë me kërkesën e njëjtë që Sindikatat të përfshihen në proces të hartimit të Projektligjit për Paga në sektorin publik dhe që i njëjti të implementohet me buxhetin e vitit 2022”.

    “Qeveria edhe njëherë ka treguar se nuk i përfill punëtorët shëndetësor respektivisht të punësuarit në institucione publike duke ia dërguar Projektligjin për paga në sektorin publik për komente menaxhmenteve të institucioneve e jo përfaqësuesve të punëtorëve të cilët me kohë kanë reaguar për transparencë dhe bashkëpunim në hartim të këtij Projektligji”.

    “Në fund njoftim për punëtorët shëndetësor Projektligji i cili po qarkullon tek menaxhmentet nuk është i plotësuar me shtojcën respektivisht Aneksin,nuk dihet se me cilin koeficient janë përllogaritur pagat, andaj ne të gjithë së bashku duhet të jemi unik dhe të mos lejojmë që fatin tonë ta përcaktojnë të tjerët”, thuhet në njoftim.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    • Shqiptari vret me armë gjahu bashkëshortin e të dashurës së tij në Greqi
    • Vazhdon rinumërimi i votave, në QNR shtohet numri i tavolinave
    • I ofroi ryshfet 5 euro policit në kufi, arrestohet i dyshuari
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.