Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Sali Berisha: Do të kthehem si kryeministër

    10/11/2021 | 20:07
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ka nisur mbrëmjen e së mërkurës konferenca për mediat e mbajtur nga lideri historik i demokratëve Sali Berisha. Me nisjen e takimit, Sali Berisha bëri të ditur se Floriana Garo do të jetë drejtoresha e Komunikimit të nismës që ai e cilësoi si historike.

    Në tryezën e tavolinës, Berisha mban edhe 4,200 firmat e mbledhura për të thirrur Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Gjatë fjalës së tij, ai tha se do të kthehet si kryeministër i vendit. Të pranishëm në sallë janë Flamur Noka, Edmond Spaho, Albana Vokshi, Arben Ristani, Oerd Bylykbashi, Aldo Bumçi, Klevis Balliu dhe Keltis Kruja.

    “Prej më shumë se një muaj mori jetë në një moment kritik të historisë së pluralizmit lëvizja e një grupi deputetësh drejtues qendrorë, lokalë, të PD, anëtarë me qëllimin më madhorë ringritjen e PD, shndërrimin e saj në një forcë vigane opozitare dhe me mision çmontimin e narko-shtetit, rikthimin e Shqipërisë në rrugën e demokracisë dhe integrimit. Ju jeni dëshmitarë sesi kreu i Meduzës, Edi Rama me të gjithë anturazhin e tij të krimit dhe drogës, arriti pothuaj të shuajë opozitarizmin në Shqipëri. Arriti të shndërrojë PD në një parti që u largua këto tetë vite nga vlerat e saj themelore, që pati si pasojë e katastrofave mandatin e tretë të Edi Ramës. Nuk mund të mohohet se në këtë katastrofë një rol ka luajtur edhe George Soros…,” deklaroi ndër të tjera ish-kryeministri.

    Kujtojmë se pas kësaj konference për mediat, pritet që 4,200 firmat e mbledhura mes demokratëve të dorëzohen në Selinë Blu për të thirrur Kuvendin Kombëtar të partisë. /abcnews.al/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    • Vjosa Osmani tregon bisedën me Trump dhe ndan detajet nga takimi në Davos- Më dha mesazh për Kosovën!
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.