Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Rama: Në ekip kam drejtorë që janë nga Vetëvendosja, s’e kam problem të jetë edhe Vitia

    10/11/2021 | 22:32
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kandidati i LDK-së për Prishtinën Përparim Rama ka thënë se në ekipin e tij, nëse do ta fitojë garën e balotazhit, do të ketë edhe drejtorë që vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje.

    “Unë e kam listën e emrave dhe para dy muajsh kam dashur ta bëj publike sepse besoj që duhet të jemi transparentë në këtë pjesë, por e kam kuptuar që nuk duan të paraqiten para fitores për shkaqe të ndryshme, sepse kemi pjesëtarë të partive të ndryshme aty – edhe të Lëvizjes Vetëvendosje – dhe nuk duan të bëhen publike para fitores. Jam i hapur”.

    Vitia ka qeshur me deklaratën e Ramës në Rubikon të Klan Kosovës, ku kandidatët për Prishtinën po përballen ekskluzivisht, derisa e ka sfiduar të përmend edhe emra.

    “Mund të jesh i hapur, por ju sfidoj që ta përmendni dhe jam i sigurt duke njohur aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje. Jam i sigurt se një pjesë e mirë e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje do të jenë drejtorë, ama në drejtoritë që do të udhëheq unë”.

    Rama i ka thënë se për këtë do të bindet të hënën dhe “do të festojnë së bashku”, derisa Vitia i thotë se kjo përpos humorit është edhe ironi.

    “Nuk është humor, pse po e shihni si humor që të bëhemi bashkë për një të keqe që e luftojmë së bashku”, ka thënë Rama.

    Vitia ka thënë se deklarata e Ramës nuk duhet të merret seriozisht.

    “Të thuash që ka drejtorë edhe nga Lëvizja Vetëvendosje në ekipin tuaj duhet të jemi më serioz z.Rama. Besoj në vullnetin e tij të mirë që kishte qenë mirë të jetë edhe dikush nga Lëvizja Vetëvendosje, por të thuhet se kam biseduar edhe me dikë nga lëvizja Vetëvendosje që do të jetë drejtor mendoj se përveç se nuk merret seriozisht është edhe për të ardhur keq që para qytetarëve jepni një konstatim të tillë që është e pavërtetë”.

    Kandidati i LDK-së për Prishtinën i ka thënë kundërkandidatit nga Vetëvendosja se duhet të jetë më mendjehapur dhe se do ta mirëpriste në kabinetin e tij, nëse do të jetë kryetar i kryeqytetit.

    “Duhet të jeni mendjehapur për të mirën e Prishtinës. Nuk kam problem që edhe ju të jeni pjesë e kabinetit tim, por nëse ka më të mirë më të mirët do ta marrin vendin. Kjo është ideja që ne t’i marrim më të mirët që ta çojmë qytetin përpara dhe ta heqim nga ky kaos”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    • Shqiptari vret me armë gjahu bashkëshortin e të dashurës së tij në Greqi
    • Vazhdon rinumërimi i votave, në QNR shtohet numri i tavolinave
    • I ofroi ryshfet 5 euro policit në kufi, arrestohet i dyshuari
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.