Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Qendra e VV-së në Vushtrri : Nuk mbështesim asnjërin kandidat për balotazhin në Vushtrri

    09/11/2021 | 15:19Updated:09/11/2021 | 15:23
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Qendra e LVV-së në Vushtrri përmes një komunikatë është deklaruar për pozicionin e saj në raport me ndonjë koalicion të mundshëm për raundin e dytë në komunë e Vushtrrisë.

    Kështu, Vetëvendosje! në Vushtrri ka vendosur që të mos përkrahë asnjërin kandidat në garën për të parin e Vushtrrisë, thuhet në komunikatën e lëshuar para pak minutash nga kjo qendër, duke shtuar se ata do të jenë një opozitë konstruktive.

    Ndër të tjera në këtë komunikatë thuhet se qytetarëve të Vushtrrisë, nuk u ka mbetur zgjedhje e duhur, pasi dy kandidatët nuk përbëjnë ndryshim:

    Postimi i plotë:

    KOMUNIKATË!
    Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk mbështet asnjërin nga kandidatët për kryetar komune në balotazhin në Vushtrri!
    Të dashur qytetarë të Vushtrrisë, aktivistë e anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
    Në garën për kryetar komune të dt 17 tetor 2021 ne garuam me kandidatin tonë të respektuar Prof dr Arsim Rexhepi, me programin që do ofronte zgjidhje për shumicën e problemeve që ka qyteti ynë dhe qytetarët në secilën lagje e fshat, me një listë prej njerëzve të ndershëm e profesionist që do ishin garancë për realizimin e zotimeve tona programore.
    Megjithatë rezultati zgjedhor na renditi në pozitën e tretë. Si organizatë politike e përgjegjshme ne e falënderojmë secilin qytetarë që ka besuar në vizionin tonë. Vizioni ynë do mund realizohej vetëm duke qenë ne fituesit e garës dhe prijësit e komunës. Ky nuk është rasti tashmë. Ne marrim përgjegjësinë për aq sa na është dhënë, opozitarizmi konstruktiv tashmë është detyra jonë.
    Përvoja na mësoj që mbështetja për një kandidat tjetër nuk garanton as minimumin e mundësisë që realizimi programor në të mirë të qytetarëve respektohet, përkundrazi bëhen pengesa e obstruksione vetëm e vetëm që dallimi në rezultate të punës të mos i linte të padukshme resoret që udhëhiqte i mbështeturi! Ato resore pastaj u bënë të famshme për keqpërdorime ndërsa ndershmëria e Lëvizjes VETËVENDOSJE! me resoret që udhëhiqte u bë e padurueshme dhe pengesë e korrupsionit deri në largim nga koalicioni.
    Ne vlerësojmë që qytetarëve të Vushtrrisë nuk iu ka mbetur mundësi e mirë për të zgjedhur. Dy subjektet e mbetura në garë nuk përbëjnë ndryshim, ato kanë mendësi të njejt qeverisje me akterë të korruptuar dhe pavarësisht ishin pozitë apo opozitë proceset e dëmshme për Vushtrrinë i kanë bërë bashkërisht, andaj nuk meritojnë përkrahjen e anëtarëve e mbështetësve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
    Jemi të sigurt që e ardhmja e Vushtrrisë dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë të lidhura ngushtë andaj ne do angazhohemi për zhvillimin e të dyjave.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.