Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Qelaj takohet me të paraburgosurit në Hagë

    15/11/2021 | 16:03
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka realizuar një vizitë zyrtare javën e kaluar në Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

    Gjatë vizitës tre ditore atje, Avokati i Popullit u takua veç e veç me të paraburgosurit ndaj të cilëve është duke u udhëhequr procesi gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara ka pat mundësi që të diskutoj të gjitha çështjet me ta. Nuk u arrit të zhvillohet takimi vetëm me Salih Mustafa, ndaj të cilit momentalisht i janë ndaluar vizitat dhe takimet ndërsa i lejohen kontaktet vetëm me një listë të ngushtë të personave, bazuar në vendimin e një Paneli Gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara.

    Qelaj u takua edhe me Kryetaren e Dhomave të Specializuara, znj. Ekaterina Trandafilova dhe bashkëpunëtorët e saj me ç’ rast u njoftua për procesin gjyqësor, si dhe respektimin e të drejtave të të paraburgosurve në procedurë gjyqësore, të cilat u garantohen me standardet ndërkombëtare për të drejtat themelore të të burgosurve, Kushtetutën dhe ligjet tjera të Republikës së Kosovës.

    Vizita zgjati nga 9 deri 11 nëntor 2021, dhe qëllimi i vizitës ishte njohja me situatën sa i përket procesit të drejtë gjyqësor, respektimi i të drejtave themelore në paraburgim e të cilat u garantohen me standardet ndërkombëtare për të drejtat e të burgosurve, Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    • Vjosa Osmani tregon bisedën me Trump dhe ndan detajet nga takimi në Davos- Më dha mesazh për Kosovën!
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.