Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për rivotim në 22 qendra.
PZAP ka pranuar apelin nga Lëvizja Vetëvendosje në të cilën pretendon se në 22 qendra të votimit dhe në Qendrën e Votimit të fshatit Hoqë e Qytetit, si shkak se më pak ka votues që kanë dalë për të votuar sesa vota në kutitë e votimit, njofton Klankosova.tv.
VV-ja pretendon se nga deklaratat e dëshmitarëve okular dhe fotove të bëra në ditën e zgjedhjeve shihet qartazi se nga anëtar militant simpatizantët në shoqërim dhe të personave të tjerë ka pasur kërcënime për përdorim të dhunës, shantazh, nxitur e motivuar nga figura të njohura të PDK-së dhe subjektit politik Koalicija Vakat.
PZAP-ja ka thënë se lidhur me këto parregullsi, Vetëvendosje i ka dorëzuar ankesat pas afatit ligjor dhe për këtë arsye është dorëzuar.