Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    PDK paralajmëron formimin e “Qeverisë në hije”

    24/11/2021 | 15:14
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka paralajmëruar se partia më e madhe opozitare shumë shpejt do ta formojë kabinetin e “Qeverisë në hije”, ngjashëm me praktikën e para 16 vjetëve kur e kishin formuar qeverinë në hije që udhëhiqej nga atëherë kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, raporton Gazeta Express.

    Çitaku ka deklaruar se me kabinetin e qeverisë në hije, PDK do të ofrojë alternativa për problemet.

    “Përmes këtij Kabineti PDK nuk do të jetë vetëm kritikuese për Qeverinë aktuale, por do të ofrojë edhe alternativa si zgjidhje të qëndrueshme për probleme të ndryshme”, u shpreh ajo.

    Ish-ambasadorja Çitaku deklaroi se PDK i jep mbështetje qeverisë në përmbylljen e dialogut me Serbinë dhe kërkoi poashtu që pozita dhe opozita të jenë bashkë kur është në pyetje politika e jashtme e Kosovës.

    Pas zgjedhjeve të vitit 2004, PDK-ja kishte mbetur në opozitë ndërkaq LDK dhe AAK kishin arritur koalicion.

    Në qershor të vitit 2005, PDK -ja kishte formuar Kabinetin e Qeverisjes së Mirë e njohur edhe si qeveria në hije.

    Kabineti përbëhej nga 14 departamente prej të cilave dy drejtoheshin nga shoqëria civile, ndërsa të tjerat nga Partia Demokratike e Kosovës.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Mbi 2100 gjoba trafiku për 24 orë, Policia arreston 16 persona gjatë kësaj kohe
    • Fëmijët alarmojnë Policinë në Vushtrri – I dyshuari kapet me armë dhe sprej në brez
    • Mot me diell e vranësira të shpërndara
    • Lagje dhe fshatra të Vushtrrisë që nesër do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Guerot e Rohde: Dërgojeni draftin e Asociacionit në Kushtetuese, ne iu përkrahim në Këshillin e Evropës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.