Close Menu
VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Osmani: Kosova nuk bëhet pjesë e asnjë organizimi rajonal në të cilin nuk trajtohet e barabartë

    20/11/2021 | 23:35
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Kanada, në margjina të Forumit Ndërkombëtar për Siguri në Halifax është takuar me deputetët gjermanë, Jürgen Hardt, Peter Beyer, Stephan Mayer dhe Roderich Kiesëwetter.

    Në njoftimin e presidencës thuhet se Osmani ka theksuar se marrëdhëniet me shtetin gjerman janë të shkëlqyeshme dhe se ky shtet paraqet partner strategjik për Kosovën.

    Sipas presidentes, Kosova ka nevojë për mbështetjen gjermane edhe më tej, posaçërisht në rrugën evropiane, sikurse edhe atë të aplikimit për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

    Osmani ka ritheksuar se Kosova tashmë ka përmbushur kriteret për liberalizim dhe ka kërkuar që BE-ja ta mbajë premtimin e vet kundrejt qytetarëve të Kosovës.

    Ajo ka theksuar se Kosova është konstruktive në dialogun me Serbinë, porse ka përmendur diskursin nxitës nga pala serbe, sikurse edhe shtrirjen e ndikimit rus në Ballkan për ta destabilizuar rajonin.

    Presidentja, në këtë kontekst, ka theksuar se dialogu me Serbinë duhet të marrë fund me njohje të ndërsjellë dhe ka ritheksuar se Kosova nuk do të bëhet pjesë e asnjë organizimi rajonal në të cilin nuk trajtohet e barabartë, transmeton Klankosova.tv.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ramiz Parduzi shpallet Mësimdhënësi më i Dalluar i Vitit në nivel komune
    • VV ka vetëm 64 deputetë në sallë për zgjedhje të Presidentit, Haxhiu nis seancën
    • Abdixhiku: Presim që pas orës 24:00 të shpallet dekreti për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme
    • Mushkolaj pas kërkesës së Osmanit: Ku ke kjo zoja qe 5 vjet?
    • Ekzekutivi voton disa projektligje
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.