Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Nuk ka material për letërnjoftime deri në fund të nëntorit

    03/11/2021 | 09:17
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministria e Punëve të Brendshme po ballafaqohet me mungesë të materialit për prodhim të letërnjoftimeve. Kjo mungesë vazhdon të paraqesë problem me të cilin po përballen qytetarët e vendit të cilët thonë se nuk po ndihen të sigurt që të udhëtojnë vetëm me fletë aplikuese.

    Tash e disa muaj, qytetarët e Kosovës nuk po arrijnë që të pajisen me letërnjoftime, për shkak të mungesës së materialit për këtë dokument. Andaj, qytetarët ankohen se po presin me muaj për t’u pajisur me letërnjoftim.

    ” Sot ne duhet të presim në radhë për të aplikuar për letërnjoftim. 40 minuta kam pritur, dhe na thanë që duhet të presim sepse nuk ka material për letërnjoftim a ne nuk jemi të sigurt të udhëtojmë vetëm me fletën aplikuese pasi që i ka skaduar afati letërnjotimit. Para tre muajve kam aplikuar për letërnjoftim, më kanë thënë se nuk ka material. Kam aplikuar në korrik dhe s’jam pajisur ende me dokument”, tha një qytetar.

    Ndërkohë, nga zyrtarë në Ministrinë e Punëve të Brendshme Radio Kosova mëson përmes postës elektronike se furnizimi me material për prodhimin e letërnjoftimit pritet që të bëhet në fund të muajit nëntor, ndërsa deri atëherë, qytetarët e vendit mund të shërbehen vetëm me fleta aplikuese.

    Ashtu siç jeni në dijeni, edhe përkundër furnizimit me një sasi të materialit për letërnjoftim, ne akoma po ballafaqohemi me mungesë të materialit.

    Në lidhje me këtë, ministri i MPB-së ka nxjerrë vendim, përmes të cilit mundëson përdorimin e letërnjoftimit, pavarësisht afatit të vlefshmërisë, në të gjitha institucionet publike dhe private të Kosovës. Po ashtu Agjencia e Regjistrimit Civil që nga data 05 gusht 2021, u mundëson pajisjen me letërnjoftim të Kosovës çdo qytetari që paraqet dëshmi se do të udhëtojë përmes Serbisë, qoftë biletën kthyese ose dëshmi që ka hyrë në Kosovë përmes Serbisë.

    Në këtë përgjigje, po ashtu thuhet se nga fundi i muajit nëntor do të pranojnë furnizimin e radhës, ndërsa nga dhjetori do të stabilizohet procesi i pajisjes së qytetarëve me letërnjoftime. /rtk

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Sot seancë fillestare ndaj të akuzuarit për dhunim seksual gjatë luftës në Vushtrri
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.