Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Mustafa – Pecit: Adoleshent politik, po e tregon gjendjen e tij shpirtërore, s’jam mjek që t’i ndihmoj

    16/11/2021 | 22:54
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i ka reaguar gjatë ditës së sotme ish-kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili u deklarua për rezultatin e zgjedhjeve lokale duke përmendur edhe disfatën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës ‘Guxo’.

    Peci i tha Mustafës se LDK-në e ka sjellë në skaj të ekzistencës, duke e vënë partinë e tij, në dispozicion të PDK-së, kurdo që ajo ka pas nevojë.

    Tutje, Peci e ka akuzuar Mustafën se ka qenë gjithmonë në dispozicion të Partisë Demokratike të Kosovës, kurdo që ajo ka pasur nevojë.

    E për të gjitha këto fjalë e akuza, Isa Mustafa ka thënë se i vjen keq që të lëshohet në nivelin e ministrit Peci, duke e cilësuar atë “adoleshent politikç”.

    “Më vjen keq të lëshohem në nivel të një adoleshenti politik, i cili mban pozitë ministri, i cili ka shfrytëzuar pozita në qeverinë kur unë isha kryeministër. Çfarë të thuash për njerëz që i ke përkrahur, e të cilët tani si xhon turq në VV sillen dhe komunikojnë me mungesë të edukatës elementare”, ka thënë Mustafa.

    Tutje, ai ka thënë se vetë fakti që ministri Peci reagon në këtë mënyrë, flet për gjendjen e tij psikologjike dhe shpirtërore.

    “Vet fakti që reagon në këtë mënyrë flet për gjendjen e tij psikologjike dhe shpirtërore. Unë nuk jam mjek që t’i ndihmoj”, ka thënë Mustafa për lajmi.net.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    • Bastisje në Vushtrri, policia sekuestron armë dhe municion, një person i ndaluar
    • Vranësira dhe intervale me diell – parashikimi i motit për ditën e premte
    • Arrestohet shtetasi serb për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq
    • Arrestohet një person i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.