Në një intervistë ekskluzive pas shumë kohësh, ish-kryetari i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku ka komentuar zhvillimet e fundit politike me theks të veçantë ato që kanë të bëjnë me fushatën elektorale në Vushtrri.
Mulaku ka thënë se nuk është tërësisht në rrjedhat e debatit të tanishëm zgjedhor, porse kohë pas kohe ka përcjellur ato, përfshirë debatin e zhvilluar para dy ditësh në një nga televizionet vendore.
Ai ka thënë se qytetarët duhet të dinë ku po e qesin votën, dhe se është në interes të tyre të zgjedhet më i miri.
“Është interesi i qytetarëve të zgjedhin më të mirin. Në tri mandatet që kam qenë kryetar, gjithmonë në fund të tyre dhe vazhdimisht kam thënë se është interesi i qytetarëve të zgjedhin më të mirin” ka thënë Mulaku.
“Vota është interes për secilin qytetarë, andaj le ta zgjedhin më të mirin” ka thënë Mulaku duke përmbyllur një pjesë të opinionit të tij për garën në Vushtrri./VushtrriaOnline

