Close Menu
VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Mjeku kosovar në Gjermani: Kosova të përgatitet për valën e re të Covidit në dhjetor ose janar

    21/11/2021 | 10:56
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Numri i rasteve me Covid/19 dhe rasteve me variantin e ri të këtij virusi ka filluar të rritet.

    Në disa shtete të botës, ka filluar vala e re e infektimeve më variantin Delta Plus.

    E në mesin e shteteve, të cilat po përballën me këtë valë është edhe Gjermania.

    Mjeku kosovar në Gjermani: 80% e pacientëve me COVID nuk janë të vaksinuar

    Lidhur me situatën aktuale në këtë shtet ka folur për Front Online, mjeku kosovar i cili punon në Gjermani, Kujtim Pllana.

    Pllana tregoi se shumica e pacientëve që trajtohen Coronavirus në Gjermani janë të pa vaksinuar.

    “Momentalisht në Gjermani situata nuk është shumë e mirë për shkak se po përballemi me një valë të re të infeksionit. Shumica e pacientëve që janë të hospitalizuar më shumë se 80 % janë të pa vaksinuar, numri i të infektuarve në Gjermani është rritur shumë, ky shtet ka mbërri gati maksimumin e të infektuarve për një ditë”, tha Pllana.

    Paralajmërimi për Kosovën: Në dhjetor ose janar, vala e re e infektimeve me Covid

    Mjeku kosovar i cili punon në Gjermani ka folur edhe për situatën me COVID-19 në Kosovë.

    Ai tha se Kosova duhet të përgatitet për valën e re që do të jetë në dhjetor apo në janar.

    “Kosova duhet të përgatitet për një valë të re e cila besoj që do të vie në fund të vitit me ardhjen e festave edhe me lëvizjen e njerëzve nga shtetet perëndimore në drejtim të Kosovës, ndërsa vala e re mund të ndodh në dhjetor ose në janar”, njoftoi Pllana për Front Online.

    Sipas tij, shtimi i rasteve në Kosovë do të jetë edhe për shkak të fushatës zgjedhore.

    “Shtimi i rasteve pas fushatës zgjedhore dhe zgjedhjeve besoj që do të ndodhë pasi që ka pasur tubime të pa matura dhe të pa planifikuara mirë të cilat kanë pas qëllime tjera e jo mbrojtjen dhe shëndetin e qytetarëve”, shtoi ai për Front Online.

    Mjeku kosovar: Vaksinimi me dozën e tretë kundër Covidit është i nevojshëm

    Disa shtete tani veç se kanë filluar edhe me marrjen e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19.

    Pllana tha se marrja e dozës së tretë është e nevojshme në veçanti për disa kategori të personave.

    “Vaksinimi me dozën e tretë është i nevojshëm për personat që kanë imunitet të komprometuar dhe personat mbi 65 vjeç dhe kanë një ose më shumë sëmundje kronike për të bërë freskimin e sistemit imunitar me vaksinim”, tha ai për Front Online.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ramiz Parduzi shpallet Mësimdhënësi më i Dalluar i Vitit në nivel komune
    • VV ka vetëm 64 deputetë në sallë për zgjedhje të Presidentit, Haxhiu nis seancën
    • Abdixhiku: Presim që pas orës 24:00 të shpallet dekreti për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme
    • Mushkolaj pas kërkesës së Osmanit: Ku ke kjo zoja qe 5 vjet?
    • Ekzekutivi voton disa projektligje
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.