Close Menu
VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Miratohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar

    19/11/2021 | 16:18
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar është miratuar me 69 vota.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi se ky projektligj tregon vizionin e Qeverisë për hapat që duhet të ndërmarrin institucionet për të vendosur sundimin e ligjit në vend.

    “Pasuritë e konfiskuara apo të sekuestruara e të cilat administrohen nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar e të Konfiskuar, po e humbin vlerën, për faktin se dispozitat e ligjit aktual për shitjen e këtyre pasurive nuk janë të rregulluara mjaftueshëm.” u shpreh Haxhiu

    Tutje ajo tha se përmes këtij projektligji, Agjencisë do t’i mundësohet që të bëjë shitjen e sendeve, dhënien me qera, ose dorëzimin e tyre për shfrytëzim nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

    Kurse, Adnan Rrustemi, nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se kjo parti e mbështetë projektligjin dhe se ai është pjesë e korpusit të projektligjeve që mundësojnë reformimin dhe fuqizimin e sistemit të drejtësisë.

    Driton Selmanaj, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, deklaroi gjithashtu se kjo parti mbështetë këtë projektligj, njofton Klankosova.tv.

    Ndërsa Besnik Tahiri, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, shpjegoi se do të mbështetin çfarëdo ligji që mendojnë dhe besojnë që e forcon Kosovën.

    Edhe Erxhan Galushi, nga Grupi Multietnik, deklaroi se e mbështesin projektligjin

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ramiz Parduzi shpallet Mësimdhënësi më i Dalluar i Vitit në nivel komune
    • VV ka vetëm 64 deputetë në sallë për zgjedhje të Presidentit, Haxhiu nis seancën
    • Abdixhiku: Presim që pas orës 24:00 të shpallet dekreti për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme
    • Mushkolaj pas kërkesës së Osmanit: Ku ke kjo zoja qe 5 vjet?
    • Ekzekutivi voton disa projektligje
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.