Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Memli Krasniqi: Ramiz Lladrovci do të vazhdojë të jetë kryetar i Drenasit

    06/11/2021 | 21:33Updated:06/11/2021 | 21:39
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    ryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Drenas, ku tha se pa një entuziazëm e vendoshmëri të jashtëzakonshme për fitoren e madhe të PDK-së dhe kryetarit Ramiz Lladrovci më 14 nëntor.

    “Sonte ishte një mbrëmje madhështore në Drenas, ku pashë entuziazëm e vendosmëri të jashtëzakonshme për fitoren e madhe të PDK-së dhe kryetarit Ramiz Lladrovci më 14 nëntor”, ka shkruar Krasniqi.

    Tutje, Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se qeverisja e mirë dhe transparente e Ramiz Lladrovcit është vlerësuar si model nga institucionet qendrore të Republikës së Kosovës dhe nga ndërkombëtarët, njofton Klankosova.tv.

    “Qeverisja e mirë dhe transparente e Ramiz Lladrovcit është vlerësuar si model nga institucionet qendrore të Republikës së Kosovës dhe nga ndërkombëtarët. Përtej kësaj, janë qytetarët e Drenasit ata që e çmojnë punën e palodhshme të kryetarit të tyre. Andaj, Ramiz Lladrovci do të vazhdojë të jetë kryetar i Drenasit, sepse e ka mbështetjen e të gjithë atyre votuesve që duan perspektivë e projekte zhvillimore në këtë komunë, pavarësisht interesave të ngushta klanore e oponentëve të pandershëm që mundohen t’i tjetërsojnë këto fakte me shpifje. Partia Demokratike e Kosovës në Drenas, në këtë bastion tonin të pathyeshëm ka vetëm një adresë – numrin e fitores 177”, ka shkruar Krasniqi.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    • Shqiptari vret me armë gjahu bashkëshortin e të dashurës së tij në Greqi
    • Vazhdon rinumërimi i votave, në QNR shtohet numri i tavolinave
    • I ofroi ryshfet 5 euro policit në kufi, arrestohet i dyshuari
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.