Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Mbi 21 për qind rritet konsumi i energjisë elektrike, KEDS-i apelon për kursim maksimal

    05/11/2021 | 17:57
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Konsumi i energjisë elektrike në ditët e para të nëntorit është rritur në nivele të larta, mbi 21 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    Sipas KEDS-it, rritja e madhe e konsumit në kohë të krizës energjetike po e vë në vështirësi serioze tërë sistemin elektroenergjetik të vendit.

    “Madje, në kohë të pikut po mbërrin deri në 935 megavat nga 788 megavat sa ishte në ishte vitin e kaluar. Kjo nënkupton që duhet të importohen gati 200 megavat/orë energji elektrike në kohën e konsumit maksimal. E çmimet e importit aktualisht janë në qiell, duke u blerë nga më tepër se 250 euro për megavat/orë, pra rreth pesë fish më shumë se vitin e kaluar”, thuhet në njoftim.

    Nga KEDS-i kanë thënë se rritje kishte edhe gjatë muajit tetor për 18 për qind në krahasim me tetorin e vitit 2020.

    Por, sipas tyre tashmë është shtuar tempo.

    Rritja e madhe po ndodhë për shkak të ngrohjes së konsumatorëve me rrymë.

    KEDS ka apeluar të përdoren forma alternative aty ku ka mundësi.

    “Kjo situatë është e vështirë. KEDS kërkon nga të gjithë konsumatorët që të kursejnë maksimalisht energjinë elektrike në mënyrë që situata të jetë sa më e përballueshme. Edhe kur temperaturat këtyre ditëve po shkojnë deri në 20 gradë celsius, prodhimi vendor i cili shkon në maksimum 750 megavat, nuk po arrin ta mbulojë kërkesën për konsum.”, thuhet me tej në njoftim.

    Nga KEDS-i kanë thënë se me ftohjen e motit, situata pritet të përkeqësohet tutje, ku nevoja për import pritet të shkojë në gati 50 për qind të kërkesës.

    “Shprehur në euro, me çmimet aktuale të energjisë elektrike në botë, kap një kosto marramendëse, të papërballueshme për sistemin elektroenergjetik të Kosovës”. /Zëri

    Nevoja për ndryshime është emergjente. Çdo kilovat është i nevojshëm që të kursehet. Krejt bashkë mund t’ia dalim.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.