Lorik Maxhuni nga PDK, është kandidati më i votuar si prijës i listës për anëtarë të Kuvendit Komunal nga të gjitha subjektet politike.
Madje Maxhuni është më i votuar edhe se vet Xhafer Tahiri kur bëhet fjalë për prijësin e listës, e ku Tahiri këtu i prinë listës së LDK-së për Kuvend Komunal.
Kështu Lorik Maxhuni ka marrë 8677 vota, Tahiri 8602, si dhe Ali Januzi i LVV-së, 6824 vota.

